Lajme Maqedoni e Veriut Top

Zeqirija Ibrahimi: Pse Vuçiqi ia qan dertin Ali Ahmetit?

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me aktivistë dhe qytetarë në Kumanovë, përkujtoi se shumë politikanë nga vendi dhe rajoni u trazuan nga bashkimi i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndër ta ishte edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ibrahimi e pyeti publikisht Ali Ahmetin se çfarë e lidh atë me Vuçiqin dhe pse presidenti i Serbisë ia qan dertin BDI-së.

“I vetmi që u ka shqetësuar shumë për bashkimin e opozitës shqiptare është Vuçiqi. Dhe ai e përmendi me emër, tha “E kam dert se po humb Ali Ahmeti dhe BDI-ja”. Kjo e shtron çështjen, çfarë borxhi i ka Ali Ahmeti, Vuçiqit? A ka të bëjë kjo punë me ato dosje të Menduh Thaçit që i shpalosi atëherë? A ka të bëjë kjo me bizneset e familjes së Ali Ahmetit dhe Drin Ahmetit, si puna e Soravisë? A ka të bëjë me çështjet e sigurisë ushtarake, të lidhjeve që mund ti kenë Fatmir Besimi e Talat Xhaferi, apo është linjë pro-ruse e Daka Davidoviqit ajo çfarë e lidh Ali Ahmetin dhe Vuçiqin? Andaj e inkurajojmë Ali Ahmetin të kandidojë për president dhe të përgjigjet në këto pyetje”, tha Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *