Lajme Maqedoni e Veriut Top

Bashkim Murtezi nga Alternativa i përgjigjet Ziadin Selës:Ti je Kali i Trojës në opozitën shqiptare

Shkruan Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i Alternatives

Ai i cili gjatë tërë kohës së veprimit të tij politik kishte një inekzistencë të qëndrueshmërisë politike e, më mirë të themi, kishte vetëm demagogji në fjalorin e tij, interesi kombëtar, idelogjia, kauza, ndryshimin, bay..bay..Ali etj..etj.. e që në fakt ishte Kali i Trojës në politikën opozitare, herë duke themeluar “Aleanca” me Vesela e Ostrena (2016), herë duke u futur në qeveri për të shpëtuar Soravia e SDSM-a (2017) e më pas duke u vetëshpallur hero, pa marrë parasysh rrezikshmërinë e veprimit të tijë për kombin(2017), herë duke refuzuar bashkëpunim me opozitën e duke u futur në qeveri kur kjo ishte me “brekë të lëshuara”, siç thonte një eksponent i koalicionit të tij, e duke u bërë “gomë rezervë” në kohën kur SORAVIJA ishte përballur me zjarrin nga brenda (2022-2023).
Ai i cili nga narracioni që përdor sot dëshmon se tradhtitë ndaj Alternativës në dy cikle zgjedhore (2020 & 2021) i kishte si cak për ta dëmtuar ketë subjekt e jo për ta fituar BDI-në e deri te ajo që i njëjti nuk e kundërshon pronarin e tij, Artan Grubin, gjatë një debati publik se partia e tij është produkt i tyre dhe ai është kryetar i zgjedhur nga ata, e duke ditur se në vendbanimin e tij radhazi pëson humbje kurse në Tetovë kur ishte vetëm subjekti i tij mbeti me 0 (zero) këshilltarë nga 2 që i kishte me Alternativën, kurse kjo e fundit mori 1, po aq sa kishte me parë, dhe kur sot ai subjekt me gjithë forcën e pushtetit dhe punësimet e kontratat që bën në hulumtimet e opinionit krahasuar me Alternativën del se është i barabartë, mostjetër, së paku duhet të jetë personi i fundit për të vlersuar dikë si inekzistent.
Çmenduria dhe mendjemadhësia kanë emër, Z.S. !

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *