Lajme Maqedoni e Veriut Top

“Me urdhër të ASH-së” – Qeveria shkarkon drejtoren e Postës, Bujare Abazi

Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar dy drejtorë që vijnë nga radhët e ASH-së.

Mësohet se është shkarkuar drejtoresha e Postave të Maqedonisë Bujare Abazi si dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Gazmend Abdija.

Ndryshe Bujare Abazi është edhe nënkryetare e ASH-së që vjen nga dega e Shkupit, ndërsa në mosmarrëveshjet e fundit në parti, ajo ka qëndruar në krah të kryetarit Arben Taravari.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *