Lajme Maqedoni e Veriut Top

Aksion i nënshkrimeve në Aleancë, Taravari ia mori partinë Selës

Pozicionimi i kryetarit të Aleancës, Arben Taravari në krah të opozitës e kundër BDI-së, dje shkaktoi edhe tërmetin e parë në këtë subjekt politik. Sela dhe Lloga, vetëm disa minuta pas publikimit të lajmit, ishin të parët që e kundërshtuan Taravarin duke i thënë se, “partia nuk është me të”. Me gjasë, siç mëson Alfax.mk, ky ka qenë momentin kur edhe ka filluar “ndarja zyrtare” duke sjellë kështu nevojën për legjitimimin politik brenda subjektit. Mësohet se “krahu i Taravarit” mbrëmë menjëherë ka arritur t’i mbledhë 80 nënshkrime të kuvendarëve nga gjithsej 135 sa janë në organin më të lartë të Aleancës. Me letrën e nënshkrimeve në dorë, pritet që Taravari t’ia japë goditjen e fundit dyshes Sela – Lloga dhe kështu të vendosë autoritetin e plotë në Aleancën për Shqiptarët. (Alfax.mk)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *