Lajme Maqedoni e Veriut Top

Ibrahimi për gazetarët në Shqipëria dhe Kosova: Dolën komik, ne shqiptarët e dimë realitetin

Së pari herë nuk më duket i drejtë ekzaltimi që shfaqin eksponentët e Kosovës nga emërimi i Xhaferit në detyrën e kryeministrit teknik. Kjo nuk është kurrfarë feste ngase nëse shqiptarët që nuk janë as 5% arritën të kenë një kryeministër i cili bile kishte kompetenca të plotfuqishme politike, tu thuash shqiptarëve të Maqedonisë së juve ju mjafton edhe një kryeministër simbolik teknik është ofenduese. Kështu tha Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa në një deklaratë për portalin Lajmpress, duke shtuar se nëse nja Abazoviq mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi, përse nuk mundet një shqiptar të bëhet kryeministër në Maqedoni.
“Por si duket këta eksponentët të BDI-së, e kanë ndjerë veten ngushtë dhe të pafuqishëm që ta ndërtojnë narracionin e mjaftueshëm se po bëjnë hapa gjigant historik andaj kanë kërkuar asistencë të figurave të caktuara të Kosovës dhe Shqipërisë si të thuash që ta plotësojnë këtë zbrastirën që ata e lënë duke e ndërtuar një narracion të paqëndrueshëm dhe kur ata vinë pastaj dalin shumë komik për shkak se që jetojmë këtu e dimë qartë se për çfarë është puna dhe kur ata përpiqen që ta interpretojnë këtë si një ngjarje madhore historike ata dalin keq, dalin komik dhe gjithë kjo shndërrohet në një parodi që të vijë keq që një Blendi Fevziu vjen këtu dhe i bie të degradohet në aso pikë që mos ta dije fare se cfarë ndodh këtu”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se sipas tij, i duket se e tërë kjo situatë është një sihariq i mirë se këto janë fishekët e fundit që mund t’i shfrytëzojë Artan Grubi dhe makineria e tij gebelsian e propagandës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *