Zelensky: Pa ndihmën e SHBA-së në Kiev, Evropa e vetme kundër Putinit

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vonojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, kjo do të ketë ndikim në një Evropë të bashkuar, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“E para është mungesa e armëve dhe financimit në Ukrainë”, tha ai.
“Gjithashtu, Evropa do të kuptojë se ky është një tregues se nëse Ukraina dështon dhe Putini avancon, Evropa do të mbetet e vetme mes vendeve të NATO-s për t’u përballur me Rusinë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
“Është e mundur të ndalohet Rusia. Ne duhet të parandalojmë shkatërrimin e Ukrainës. Për të shmangur një luftë të tretë botërore”, theksoi Zelensky.