Vetëvendosje i përgjigjet Ali Ahmetit: Populli po të thotë mjaft më!

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Alibin Kurti, Hysamedin Feraj i është përgjigjur kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili deklaroi se partia e kryeministrit Kurti, Vetëvendosje po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.
Feraj pyet se nëse Ali Ahmeti po shpik një komb alternativ ndaj kombit shqiptar, ashtu siç e shpikën ‘kombin kosovar’.
“A po shpik Ali Ahmeti në MV një komb alternativ ndaj ndaj kombit shqiptar në MV, siç e shpikën “kombin kosovar”?
Me sa duket, në fakt dhe në mendjen “e vet” e ka bërë tashmë, veç emrin nuk ia ka gjetur.
Kjo është risia e mendimit ahmedist, tani, në pleqëri.
Nisur ga ky mendim, ka të drejtë t’u thotë shqiptarëve mos ndërhyni në punët e kombit tim, siç i thonin kosovaristët Edi Ramës lidhur me Kosovën dhe Albin Kurtit lidhur me Shqipërinë.
Por edhe shqiptarët, kudo që janë, nga poli i veriut në atë të jugut, kanë të drejtë t’i thonë Ali Ahmetit mos ndërhy më në punët tona! Mjaft më!”, ka shkruar Hysamedin Feraj.