Lajme Maqedoni e Veriut Top

Kodi Penal thotë se Drin Ahmeti mund të dënohet deri në 10 vite burg

Gjatë ditës ë djeshme policia ka arrestuar nipin e Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, pasi në makinën e tij u gjetën 750 copë mjetet piroteknike, shkruan Alfax.

Sipas kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ahmeti mund të dënohet deri më 10 vjet burg.

Shitja dënohet me burg. Kodi Penal në nenin 396 thotë:

(1) Kushdo që pa autorizim prodhon, mban, shet, siguron ose tregton armë zjarri, municion ose lëndë shpërthyese, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;

(2) Nëse objekt i veprës penale nga paragrafi 1 është sasi e madhe e armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese, apo armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese që u ndalohen qytetarëve, autori do të dënohet me së paku pesë vjet burg.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *