Botë Lajme Top

Hamilton thumbon Verstappen: Fitoi pa derdhur djersë

Lewis Hamilton mbylli të dytin sezon me radhë pa regjistruar qoftë edhe një fitore në Formula 1. Megjithatë, sezoni i fundit tregoi një përmirësim të Mercedesit, me shpresën se në vitin e ardhshëm, skuderia gjermane dhe britaniku do të rikthehen të konkurrojnë me RedBullin e Max Verstappen.

Në një intervistë të fundit për BBC, Hamilton komentoi mbi suksesin dhe dominimin e holandezit në sezonin që u mbyll. 38-vjeçari theksoi se Verstappen ishte në një pozitë mjaft të favorshme falë makinës që funksiononte në perfeksion. Madje, sipas Hamilton, piloti i RedBull fitoi duke garuar i qetë dhe pa derdhur djersë.

Në një situatë të tillë, edhe gomat zgjasin më shumë, gjithçka ecën mbarë. Është shumë bukur të jesh në atë pozicion. Megjithatë, unë e pranoj se RedBulli dhe Verstappen kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe se e meritojnë suksesin”, u shpreh Hamilton.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *