Sot shpallet aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit
Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot duhet të shpallet aktgjykimi për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, me të cilin ai akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Në fjalët përfundimtare Zekiri mohoi akuzën e Prokurorisë në tërësi
“593 ditë zgjatë drama ime personale as fajtor e as borxhli, siç dëshmoi rrjedha e gjykimit, 593 ditë agoni në të cilat jeta imë është përmbysur, aq ditë kanë vuajtur edhe anëtarët e familjes time, të cilët janë edhe më pak fajtor dhe borxhli”, tha Zekiri.




