Afrim Gashi: Koalicioni ynë do të ketë mbi 15 deputetë!
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka deklaruar se ata besojnë fuqishëm se do të jenë fitues si koalicion në bllokun politik shqiptar. Sa i përket numrit të deputetëve tha se kjo mvaret nga dalja e qytetarëve që do të jetë në zgjedhjet dhe nga faktorë tjerë. Gashi tha se ata ju kanë bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët që të jenë pjesë e koalicionit por se ata janë ende në Qeveri dhe janë me BDI-në.
“Nuk e dimë se si do të vendosin, por ne jemi të përcaktuar, po punojmë në qëllimin tonë e kemi publikuar koalicionin, emrin e koalicionit, po punojmë në programin, punojmë në prioritetet, zgjedhjet janë afër”, u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke shtuar se ata në këto zgjedhje do të kenë më shumë se 15 deputetët.
Ai tha se për herë të parë në bllokun politik shqiptar në zgjedhje do të dilet me dy blloqe me të mëdha.
“Votuesi do të zgjedh nëse do të votojë për BDI-në dhe partitë që do të shkojnë me të ose do të votojë për opozitën shqiptare. Cdo opsion i tretë që do të del do jetë e destinuar të dështojë”, tha Gashi në emisionin e “Slloboden Peçat”.




