Lajme Maqedoni e Veriut Top

Gjykatës aktual dhe të shkarkuar, të afërm të zyrtarëve në garë për Antikorrupsion

Në mesin e 42 kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të përbërjes së re të Komisionit për Luftimin e Korrupsionit janë ish-gjykatës të shkarkuar dhe aktualë, avokatë, ish-prokurorë, gazetarë, por edhe persona me histori partiake. Anëtari aktual i KSHZ-së dhe ish-deputeti i LSDM-së, Boris Kondarko, anëtari i Komisionit për çështje juridike dhe antikorrupsion të VMRO-DPMNE-së, Kiril Kovçegarski, si dhe vëllai i Sasho Klekovskit, i cili është në ekzekutiv. Në mesin e tyre i@kandidatëve ishte edhe Vladimir Klekovski, pjesë e bordit ekzekutiv të partisë opozitare. Kandidatët prezantuan vizionin dhe planet e tyre për një luftë më efektive kundër korrupsionit. Ata nuk shohin asgjë të diskutueshme në kandidaturën e tyre dhe pretendojnë se nuk do të ketë paragjykime.

Intervistat me kandidatët për përbërjen e re të DKSK-së vazhdojnë nesër. Ndër emrat e njohur në listë janë gjyatësja e Gjykatës Penale Sllavica Andreevska, gazetari Daut Dauti, avokatja Suzana Atanasovska, vëllai i prokurores Fatime Fetai, Nakil Fetai, si dhe gjykatësja shkarkuar Maja Malakova. Kandidate për luftën kundër korrupsionit është gjyqtarja Tatjana Mihailova, e cila ishte ndër të parat që u shkarkua nga Këshilli Gjyqësor për punë joprofesionale dhe keqpërdorim të sistemit AKMIS. Në listë është edhe Oliver Lukaroski, këshilltar i ministrit Spasovski dhe ndihmës drejtor në MPB.

Vendimi se cilët kandidatë kaluan filtrin e komisionit duhet të dihet në fund të javës së ardhshme.

Kryetari dhe anëtarët e Antikorrupsionit nuk duhet të jenë as deputetë, as në Qeveri, as donatorë apo zyrtarë të ndonjë partie politike.

Komisionit aktual i skadon mandati më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ata nuk kanë të drejtë për rizgjedhje. Komisioni i ri duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt 2024.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *