Protestë e SHGM-së dhe SPGPM: Kujdes më të madh në paditë kundër punonjësve të medias, gazetarët e pavarur janë thelbi i hulumtimit
Puna jonë është për opinionin, e jo për para kolegëve, “Goditet gazetaria, ne jemi të bashkuar”, “Gjyqësori modular”, “Censorët në emer të të fuqishmive”, dhe “Të dënuar për të vërtetën” janë pjesë e parullave me të cilat sot para Gjykatës civile në Shkup gazetarët mbajtën protestë për shkak të aktgjykimit për Laboratorinë investiguese raportuese (IRL). Protestat organizohen nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë (SPGPM).
Biljana Nasteska Kalanoska nga SHGM në protestë deklaroi se do të dërgojnë kërkesë deri te gjykatësit e gjykatës civile dhe të apelit për mirëkuptim dhe seriozitet më të madh, vigjilencë në proceset dhe paditë ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias në vend.
“Kërkojmë seriozitet më të madh, të merren parasysh vendimet e Këshillit për etikë në media e Maqedonisë, si dhe vendimet e Këshillit të nderit në drejtim të kredibilitetit dhe integritetit të gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë në vend”, shtoi Nasteska Kalanoska.
Gazetari Sead Rizvanoviq në protestë deklaroi se nuk është e mundur dikush në shtet të vlerësojë janë apo nuk janë gazetar. Siç tha, bëhet fjalë për vendim skandaloz të gjyqtares dhe gjykatës.
“Të gjithë ne jemi IRL, të gjithë ne jemi Sashka Cvetkovska, këtu bëhet fjalë për të gjithë ne. Vendim skandaloz i gjykatësit, skandale për gjykatën, diçka që me vite e vite po përsëritet. Sërish përsëritet aktgjykimi i 27 prillit, ku gjykata vlerësoi se kolegët që ishin në Parlament nuk mund të dëshmonin se ishin gazetarë. A mëson diçka gjykata nga historia, nga e kaluara. A shofin ata se nuk mund ta mposhtin mendimin e lirë, nuk mund ta mposhtin fjalën e lirë”, tha Rizvanoviq.
Siç theksoi ai, qëllimi është të heshten dhe të mos hetojnë. “Por, këtë nuk do ta arrijnë”, tha ai.




