Lajme Maqedoni e Veriut Top

Afrim Gashi: Vendin e Nikolla Gruevskit si politikan më i urryer po e merr Ali Ahmeti

Vendin e Nikolla Gruevskit si politikan më i urryer po e merr Ali Ahmeti. Këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në televizionin Telma.
“Jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek maqedonasit. Tani njerëzit po mundohen të fitojnë mbi një figure politike e cila është jo e popullarizuar është destruktive dhe çdokush dëshiron ta sulmoj duke dashur të përfitojnë pikë politike. Për fat të keq një kohë të gjatë tek maqedonasit kishte një përshtatje çfarë mendojnë për BDI-në dhe çfarë mendojnë për shqiptarët. Pra shqiptari ishte BDI. Kohën e fundit kemi distinkcion të qartë. Tani më maqedonasit nuk shohin në gjithë shqiptarët si pjesë e BDI, por shikojnë se ka një formacion politik i cili i keqpërdor shqiptarët, ndërsa një kohë të gjatë edhe VMRO-në dhe LSDM-në dhe maqedonasit, ngase ata tërë kohën i ndihmonin. Mendoj se edhe LSDM dhe VMRO garonin se kush është më i mirë me BDI-në. Të dy partitë e pagujatën shumë shtrenjtë këtë gjë dhe sot jemi në situatë ku çdokush dëshiron ta sulmoj për të përfituar pikë politike”, deklaroi Afrim Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *