Të punësuarit në Drejtorinë e Librave amë paralajmërojnë grevë
Nëse pagat e të punësuarve në Drejtorinë e Librave Amë nuk do të rriten për 30% dhe nuk respektohet marrëveshja kolektike, të punësuarit paralajmërojnë protesta të reja dhe riaktivizim të grevës, shkruan Alsat.
“Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të detyrohemi që përsëri të aktivizohet greva e cila është pezulluar deri në plotësimin e kërkesave tona në bazë të marrëveshjes kolektive dhe do të fillojmë fillimsht me protesta, planifikojmë bllokim të rrugëve të Shkupit dhe faza e fundit është aktivizim të grevës që për momentin është pezulluar”, tha Toni Milloshevski, Kryetar i sindikatës së pavarur i Drejtorisë për Libra amë.
Sindikalistët e Drejtorisë së Librave Amë, kërkojnë që të kthehen përsëri nën kompetenca të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me një ndryshim të tillë, thonë se do të zgjidhen edhe problemet me financat me të cilat ballafaqohen aktualisht, por edhe do të ishte më praktike që qytetarët më shpejtë të marrin certifikata të lindjes.
“Nëse dikush kërkon certifikatë të lindjes, duhet që drejtoria t’I dorëzojë me postë deri te MPB, pastaj MPB t’I kthejë prapa dhe humben ditë. Më praktike është që si kategori të kthehen në MPB dhe të në atë mënyrë do të zgjidhet problemi edhe për financat, me vendimin me automatizëm do t’u rritet paga, dhe më praktike do të ishte për qytetarët, nuk do të prisnin…”, u shpreh Marjan Risteski, Kryetar i Konfederatës së sindikatave.
Drejtoria për Librat Amë, prej vitit 2010 është nën kompetenca të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa numri i të punësuarve në nivel të shtetit arrin deri në 500. / Alsat.mk