Netanjahu tashmë nuk e fshehë, tregon se si do ta qeverisë Gazën
Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha në një intervistë se Izraeli mund të marrë qeverisjen e Gazës për një periudhë pas përfundimit të luftës aktuale.
“Izraeli mund të qeverisë Gazën për një “periudhë të pacaktuar”, pas përfundimit të luftës. Sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e qeverisim. Kur nuk e kemi atë përgjegjësi sigurie, ajo që kemi është shpërthimi i terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”, tha Netanyahu.
Ai gjithashtu tha se nuk pranon armëpushim, pasi armëpushimi sipas tij do të ishte “dorëzim ndaj Hamasit”. Megjithatë ai tha se është i hapur për “pauza të shkurtra taktike” të luftimeve në Gaza. /alfax.mk