Nipi i Millosheviqit kandidat i Ivica Daçiqit për deputet
Në Beograd po bëhen gati për zgjedhje të reja parlamentare. Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, synon postin e kryeministrit,, raporton Insajderi.org, përcjellë Alfax.
Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviqit, djalit të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Bartësi i listës është Daçiq, ndërsa nipi i Millosheviqit është i treti në listë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është planifikuar të mbahen më 17 dhjetor.