Gashi për Top Channel shpalos shtyllat e opozitës shqiptare: Integrimi në BE, mirëqenia ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit
Në emisionin “Breaking me Dafina Hysa”, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke folur për shpalosjen e emrit të koalicionit të opozitës shqiptare, tha se për ata shumë me rëndësi është se çfarë do tu ofrohet qytetarëve, ndërsa theksoi se tre janë shtyllat mbi të cilat bazohet programi i koalicionit.
“Për ne shumë me rëndësi është oferta jonë politike, sa i përket ofertës tonë politike, integrimi në BE është shtylla kryesore ndërsa dy shtylla tjera janë mirëqenia ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit.”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Gashi tha se shqetësuese janë të dhënat për shifrën e migrimit, ndërsa kjo, ka qenë edhe arsyeja se përse tre subjekte politike janë bashkuar për të sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.