Netanyahu: Nuk do të ketë armëpushim pa u liruar pengjet në Gaza
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nuk do të shkojnë drejt armëpushimit pa u liruar pengjet që mbahen nga grupet palestineze në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.
Netanyahu bëri vlerësime lidhur me sulme në Gaza pas inspektimeve të kryera në një bazë ajrore në jug të Izraelit.
Ai theksoi se “nuk do të ketë armëpushim pa u liruar pengjet që mbahen nga grupet palestineze”, dhe se këtë ia ka thënë “edhe armiqve edhe miqve të tyre”.
Netanyahu bëri deklarata të ngjashme edhe pas takimit që mbajti më 3 tetor në Tel Aviv me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.