Lajme Maqedoni e Veriut Top

Kovaçevski: Është lajm i rremë se planifikohet shitja e një pjese të MEPSO-s

Kryeministri Dimitar Kovaçevski si lajme të rreme i vlerësoi pohimet se planifikohet shitja e një pjese të Operator sistemit elektrotransmetues të Maqedonisë – MEPSO.

“Ky informacion përhapet kryesisht nga mediat opozitare në shtet, ndërsa edhe partia opozitare kishte konferencë shtypi. Bëhet fjalë për pretendime të pasakta dhe për lajme të rreme, ndërsa për këtë kishte kumtesë edhe nga kompania shtetërore MEPSO e cila tha se as nuk kanë biseduar, as nuk bisedojnë, as nuk po negociojnë me dikë për shitjen e një pjese”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Manastir.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *