Afrim Gashi: Urime popullit turk!
Kreu i Alternativës ka uruar shtetin turk per kremtimin e 100 vjetorit:
“100-vjetori i Republikës së Turqisë, që sot po kremtohet atje dhe gjithkund ku ka turq, është një festë e një shteti dhe populli mik. Prandaj, përfitoj nga ky rast i rrallë që shtetit turk t’ia uroj këtë pëvjetor shekullor dhe t’i dëshiroj suksese të pandalshme edhe në shekullin vijues.
Si komb që kemi miqësi dhe aleancë po kaq të gjatë me këtë republikë, por edhe si shtet aleat në NATO me bashkëpunim të ndërsjellë rajonal, më duhet të them se Republika e Turqisë sot është model i një shteti të zhvilluar dhe demokratik, fuqizimi i së cilës ka qenë në dobi jo vetëm të kombit turk e të shtetit turk, por edhe të miqve të Turqisë në rajoj dhe në botë.
Për këtë sigurisht i kanë meritat e tyre të gjithë etërit e këtij shteti, që nga Mustafa Kemal Ataturku e deri te presidenti aktual, Rexhep Taip Erdoğan.
Urime 100-vjetorin Republikës së Turqisë!
Urime popullit turk!
Qoftë i përjetshëm ky komb e ky shtet!”