Afrim Gashi me porosi të fuqishme: Edhe unë jam Gaza!
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Gaza :
Ndonëse mbështetja jonë mund të jetë e papërfillshme për mbrojtjen e civilëve që sonte janë të përballur me sulmet vdekjeprurëse në Gaza, dëshiroj që mbi të gjitha si njeri të them se unë jam në anën e atyre që janë të vënë para zhdukjes dhe shfarosjes në Rripin e Gazës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e religjioze.
Asnjë sulm kundër asnjë organizate nuk e justifikon vrasjen e fëmijëve, grave dhe, në përgjithësi, civilëve.
Mbetem me shpresë se akoma nuk ka përfunduar racioja dhe se bota do të gjejë kurajë që ta ndalojë këtë makabritet që po ndodh para syve të gjithë asaj që konsiderohet “botë e qytetëruar”.
Edhe unë jam Gaza!
I stand by Gaza!
https://www.facebook.com/100044385941052/posts/pfbid0uTWZnqdYPzUuULeEdxm2hEsKjo5YCqWfTd5Knq8Twfqzt5uk1hYR9nE9tJKj7R3cl/?mibextid=K8Wfd2