Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që kemi tani, tha ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Duke komentuar situatën në veri, ai tha se serbët në veri janë të befasuar nga një veprim i tillë, që sipas tyre, ishte krejtësisht i papjekur.
“Nuk mund të them se di, por supozoj se është e mundur që është dikush i lidhur me ta, por ka pasur dikush që nga Serbia është lidhur me ta, ku janë përgatitur stërvitje në jug të Serbisë, ku është bazë ushtarake dhe nëse këto nuk janë të ushtrisë, organet e sigurisë do të duhej ta dinin”, deklaroi Rashiq në RTK Prime, derisa shtoi se regjimi i Beogradit vepron çdo ditë ndryshe.
Tutje ai tha se Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer.
“Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer, bile në çdo orë ai deklaron rrejshëm. Ai që merret me mua, do të thotë se jam njeri i fakteve”, tha më tej Rashiq.
“Unë punoj për interesin e popullit tim, duke mos i anashkaluar interesat e popujve të tjerë, ndryshe nga Vuçiqi ,që është negative dhe e rrezikshme”.