Pas tre orëve në Shutkë, Artan Grubi dërgohet në Prokurori
Pas tre orësh të kaluar në burgun hetimor “Shkup” në Shutkë, ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri Artan Grubi është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup për t’u marrë në pyetje.
Grubi më herët ishte ndaluar në pikën kufitare në Bllacë, pasi ishte kthyer vetë në vend pas më shumë se një viti arratisje jashtë shtetit.
Për të ishte shpallur fletarrest, pasi kishte lënë Maqedoninë dy ditë para paraqitjes së kallëzimit penal, edhe pse ndodhej në të ashtuquajturën “stop-listë”.
Megjithatë, një polic kufitar i kishte lejuar kalimin e kufirit.



