Blog Lajme Maqedoni e Veriut

Afrim Gashi: Donacion për përmirësimin e kushteve në tri shkolla

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se për fundvit në emër të Kuvendit ka realizaur një donacion për shkollat “Zlatan Sremec” – Shkup, “Idnina” – Shkup dhe “Liria” në Tetovë.
“Në kuadër të festave të fundvitit, pata nderin që, në emër të Kuvendit, të realizojmë një donacion për shkollat “Zlatan Sremec” – Shkup, “Idnina” – Shkup dhe “Liria” në Tetovë.
Ky veprim simbolik, është shprehje e përkushtimit tonë institucional ndaj fëmijëve që meritojnë mbështetje të vazhdueshme dhe kushte sa më të mira për zhvillim dhe arsimim. Uroj që ky donacion të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit edukativ dhe të sjellë motivim e shpresë për nxënësit dhe stafin arsimor. Me këtë rast, fëmijëve, mësimdhënësve dhe prindërve ua urova festat e fundvitit”, ka shkruar Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *