Mickoski takohet me Spiropalin: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se në Qeveri ka realizaur takim me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
“Gjatë takimit biseduam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta në drejtim të integrimit evropian. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen’, ka shkruar Mickoski.




