Afrim Gashi priti në takim zyrtar përfaqësuesin e MPJ-së së Kinës, Li Jian
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mirëpritur në takim Li Jian, Drejtor i Përgjithshëm për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës.
“Konfirmuam marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona. Theksova prioritetet strategjike të vendit tonë, përfshirë integrimin europian, ndërsa shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Ramë dakord për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar si mjet për afrimin e mëtejshëm të dy shteteve”, ka shkruar Gashi, përcjell Alfax.mk




