Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi shpërndanë foto nga protesta kundër Car Dushanit: Kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota Serbe”

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka shpërndarë një fotografi nga viti 2013, ku së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kishin dalë për të protesutar kundër vendosjes së përmendores së Car Dushanit në Shkupi.
Ibrahimi shkruan se Car Dushanin nuk e kanë sjellë ata, por atë e kanë gjetur në shesh të Shkupit, të vendosur nga ai që takohet me Vuçiqin nëpër manastire.
“Kjo foto është shkrepur më 8 dhjetor 2013, atëherë kur, të prirë nga Afrim Gashi, dolëm në shesh për të protestuar kundër vendosjes së përmendores së Car Dushanit në sheshin e Shkupit.
Pra, Car Dushanin nuk e sollëm ne, por atë e gjetëm në shesh të Shkupit, të vendosur nga ai që takohet me Vuçiqin nëpër manastire.
Kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe””, ka shkruar Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *