Lajme Maqedoni e Veriut

Deri më 15 shtator targat e veturave zyrtare duhet të jenë të kuqe ose me afishe përkatëse

Vijon afati për zëvendësimin e targave të makinave zyrtare me targa me ngjyrë me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i tyre për arsye personale apo partiake, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Nga Qeveria, theksojnë se deri më 15 shtator, të gjitha institucionet duhet të veprojnë në pajtueshmëri me vendimin qeveritar të korrikut.

“Duke filluar nga 15 gushti dhe deri në fund të afatit 15 shtator të këtij viti, të gjitha institucionet shtetërore, komunat, ndërmarrjet publike, Qyteti i Shkupit, institucionet me pronësi dominuese të shtetit kanë obligim sipas vendimit të Qeverisë që t’i zëvendësojnë targat, në drejtim që të mos ketë keqpërdorim të veturave zyrtare për qëllime jozyrtare. Presim institucionet që të veprojnë sipas udhëzimit të Qeverisë”, thonë Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Vijon afati për zëvendësimin e targave të makinave zyrtare me targa me ngjyrë me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i tyre për arsye personale apo partiake, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Nga Qeveria, theksojnë se deri më 15 shtator, të gjitha institucionet duhet të veprojnë në pajtueshmëri me vendimin qeveritar të korrikut.

“Duke filluar nga 15 gushti dhe deri në fund të afatit 15 shtator të këtij viti, të gjitha institucionet shtetërore, komunat, ndërmarrjet publike, Qyteti i Shkupit, institucionet me pronësi dominuese të shtetit kanë obligim sipas vendimit të Qeverisë që t’i zëvendësojnë targat, në drejtim që të mos ketë keqpërdorim të veturave zyrtare për qëllime jozyrtare. Presim institucionet që të veprojnë sipas udhëzimit të Qeverisë”, thonë Qeveria e Maqedonisë së Veriut. /Alsat

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *