Murtezi: Temat artificiale etnike që BDI po i ngrit bashkë me Levicën dhe LSDM-në nuk kanë asnjë argument

Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa folur për temat artificiale etnike që BDI-ja ka ngritur në opinion.
Murtezi vlerëson se këto tema BDI-ja i ka ngritur në koordinim me Levicën dhe LSDM-në.
“ Unë me përgjegjësinë më të madhe se brenda politikave të krijuara në qeveri dhe bashkëpunimin që kemi me partnerin e koalicionit dhe bartësin e mandatit në këtë rast VMRO-në dhe kryeministrin Mickovski asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kemi hasur në një politikë dhe në një qëndrim i cili do të devijonte, do të tangonte interesat dhe të arriturat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temat artificiale të cilat i ka ngritur opozita aktuale, së bashku, në koordinim në mes veti Levica-LSDM dhe BDI janë të atilla të cilat prekin çështjet etnike për të krijuar tensione dhe percepcion te masa se çështjet nuk janë mirë.”, deklaroi Murtezi.
Murtezi nënvizoi edhe argumentet se këto tema artificiale rreth çështjeve etnike janë thjeshtë populizëm dhe krijim i një fotografie se gjendja nuk është mirë.
“ Nëse e shohim kur ishte aktual çështja e Ligjit për branitellat, BDI-ja trumbetonte se do të sillej ky ligj dhe ne që në atë kohë i kemi thënë shqiptarëve se ky ligj nuk kalon. Realiteti e dëshmoi se ky ligj nuk kaloi. Të njëjtën çështje e kemi edhe me iniciativën për abrogimin e tre neneve të Ligjit për gjuhën shqipe. Ne edhe në atë kohë kemi thënë se kjo është iniciativë e ngritur nga opozita përmes satelitëve Levicë dhe iniciativës qytetarë pranë Gjykatës Kushtetuese, por rrini qetë se kjo nuk kalon. Koha po e dëshmon se edhe kjo nuk do të kaloje dhe nuk do të ketë abrogim të neneve për përdorimin e gjuhës shqipe. E ngjashme është edhe çështja për Ligjin për balancuesin të cilin ndoshta kemi nevojë ta elaborojmë pak më gjerë edhe në këtë debat gjegjësisht emision. Por, këto temat artificiale të cilat i ngrit BDI-ja janë për të krijuar huti te masa dhe për të krijuar një ambient toksik politik ku realisht masa dhe opinioni mendon se është duke ndodhur diçka shumë e keqe. Në realitet të gjithë shqiptarët e shohin se politikat e VLEN-it në qeverisjen tonë nuk janë politika hajde të dalim dhe të reklamohemi, por janë realisht politika të cilat do të sjellin mirëqenien te shqiptarët dhe te qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Murtezi.