Murtezi: BDI ka disa frika, frikën e ikjes së deputetëve nga Fronti dhe ikjes së politikanëve nga Maqedonia duke i ikur organeve të hetuesisë

Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka komentuar frikën e BDI-së dhe Frontit Evropian.
Sipas Murtezit, te BDI-ja dhe Fronti ekzistojnë disa frika, jo vetëm frika e ikjes së deputetëve nga Fronti, por edhe të ikjes së politikanëve nga Maqedonia e Veriut duke i ikur organeve të hetuesisë.
“ Unë mendoj se Fronti përballet me disa frika. Nuk e ka frikën e ikjes së deputetëve nga Fronti te VLEN-i, po Fronti dhe politikat atje kanë edhe frikën se do të ndodhin edhe ikjet nga Maqedonia. Për të lëshuar vendin. Dhe është e keqja më e vogël të ikin nga tabori politik i Frontit të vijnë te tabori politik i deputetëve brenda Koalicionit VLEN. Por e keqja është se kemi ikje nga shteti për t`i ikur përgjegjësisë dhe dhënies llogari para organeve të drejtësisë për të gjitha ato afera korruptive të cilat kanë ndodhur”, deklaroi Murtezi.