Murtezi: VLEN-i u themelua për shkak të politikave të dështuara të BDI-së

Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka deklaruar se VLEN-i është themeluar për shkak të politikave të dështuara të BDI-së.
Murtezi ka folur për iniciativën e themelimit të VLEN-it, ku ka sqaruar se me kryetarin e atëhershëm të Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetarin e tanishëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi kanë biseduar për të gjetur një zgjidhje, alternativë ndaj politikave të dështuara të BDI-së.
“ Së bashku me kryetarin e atëhershëm Afrim Gashi dhe së bashku me kryetarin e tanishëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi kemi diskutuar temat politike se ku dhe cfarë duhet të bëhet për kombin dhe për shqiptarët në Maqedoni. Me qëllim që të arrijmë deri te ai ndryshimi i shumëpritur te shqiptarët, pas një politike dështuese të disa vjeçare apo më tepër e BDI-së apo oponentëve politik të cilët vendosnin për fatin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut me politika të cilat, sipas meje, kanë qenë të dështuara”, deklaroi Murtezi.
”