Afrim Gashi takon Didie Shaso-n e SDC-së, diskutojnë mbështetjen zvicerane për Kuvendin dhe avancimin e demokracisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me z. Didie Shaso, ambasador dhe ndihmësdrejtor i përgjithshëm, udhëheqës i Departamentit për Evropën dhe Lindjen e Afërt në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
“Kisha nderin të pres në takim z. Didie Shaso, ambasador dhe ndihmësdrejtor i përgjithshëm, udhëheqës i Departamentit për Evropën dhe Lindjen e Afërt në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
I shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe SDC-së për Kuvendin, mbështetje që përtej aspektit financiar ndihmon në forcimin e demokracisë, parlamentarizmin dhe zhvillimin institucional.
Diskutuam rëndësinë dhe rezultatet e Programit për Mbështetje Parlamentare, të cilat kanë sjellë rezultate të matshme si Plani Strategjik i Kuvendit, Instituti Parlamentar dhe avancimi i platformave të shumta digjitale.
Theksova nevojën që ky bashkëpunim të vazhdojë, duke pasur parasysh ndikimin e tij në transparencën dhe funksionimin demokratik të Kuvendit”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.