Lajme Maqedoni e Veriut

Bekim Qoku zyrtarisht zgjidhet koordinator i grupit parlamentar të VLEN

Gjatë ditës së sotme, grupi parlamentar i VLEN, pa deputetët e Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, ka dërguar një kërkesë zyrtare deri te Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi për ta ndryshuar koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN.
Në vend të deputetit, Halil Snopce, zgjidhet deputeti Bekim Qoku si koordinator i grupit parlamentar të VLEN.
Ndërsa, si zëvendës koordinator të grupit parlamentar të VLEN zgjidhen deputetët Merita Kollci Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *