Lajme Maqedoni e Veriut

*Durmishi: Po sjellim shportën konsumatore me shifra reale – jo më kalkulime pa burim*

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bëri të ditur në emisionin “Biznes+” se Qeveria ka obliguar zyrtarisht Ministrinë që të dorëzojë metodologjinë për llogaritjen e shportës konsumatore, si kundërpërgjigje ndaj të dhënave që, sipas tij, publikohen nga burime jozyrtare.

Sipas Durmishit, një grup pune ndërinstitucional ka hartuar për dy muaj një metodologji të re dhe të saktë, ku nuk përfshihen alkooli dhe cigaret, por vetëm shpenzimet reale të jetesës së amvisërive.

“Po bëjmë një shportë që reflekton jetën reale – jo raporte me shifra që nuk dihet nga vijnë,” tha Durmishi.

Ai theksoi se para publikimit, drafti do të ndahet me Këshillin Ekonomik-Social dhe të gjitha palët e përfshira, për të pasur një bazë të saktë mbi të cilën do të ndërtohen politikat ekonomike të Qeverisë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *