Lajme Maqedoni e Veriut

*Durmishi: Papunësia bie në nivel record – vetëm 11.9%*

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” tha se tregu i punës po përjeton rezultate konkrete dhe të prekshme. Sipas tij, papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik – vetëm 11.9%.

Ai theksoi se vetëm në muajt e fundit punësimet janë rritur për 46%, duke dëshmuar se politikat e ndërmarra po japin efekt.

“Për herë të parë, papunësia zbriti në 11.9%. Kjo është dëshmi se gjërat kanë filluar të ndryshojnë pozitivisht”, deklaroi Durmishi.

Ministri u shpreh se këto janë rezultate që qytetarët duhet t’i dinë, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *