Lajme Maqedoni e Veriut

*Durmishi: Po të mos e rrisnim pagën minimale, do të kishte bllokim të përgjithshëm*

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” theksoi se vendimi për rritjen e pagës minimale ishte i domosdoshëm dhe në përputhje me ligjin. Ai sqaroi se nëse Qeveria nuk do ta kishte ndërmarrë këtë hap brenda afatit ligjor, do të rrezikohej funksionimi i institucioneve dhe sektorit privat.

“Nuk mund të lejonim që paga minimale të mbetej pezull dhe sistemi të shkonte drejt bllokimit,” tha Durmishi.

Ministri bëri të ditur se është në proces përcaktimi i përfaqësueshmërisë së sindikatave dhe se pas përfundimit të kësaj procedure do të thirret mbledhje e re e Këshillit Ekonomik-Social.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *