Kryetari i Alternativës dega në Likovë: Zotëri Ali Ahmeti, mos ejani më në komunën tonë që të talleni me fatkeqësinë tonë!

Iljasa Abazi, këshilltar komunal dhe kryetar i Alternativës dega në Likovë ka reaguar pas paraqitjes së Ali Ahmetit në Komunën e Likovës në projektin ujësjellësit komunën e Likovës.
Iljasa Abazi, ka kërkuar që Ali Ahmeti të mos tallet me Komunën e Likovës, por t`i kërkoje falje.
“ Për 20 vite menaxhoni me Komunën e Likovēs dhe nuk arritët t’u siguroni ujë të pijshën banorëve të këtij rajoni, ndërsa me këtë ujë vazhdon të furnizohet Kumanova.
Njejtë keni vepruar edhe me kanalizimin – vite më parë e keni përuruar kanalizimin për pikë politike, ndërsa ende në disa fshatra, gjysma e tyre janë pa kanalizim.
Ishit ju që në vitin 2014 premtuat për projekt kapital për ujësjellësin, ndërsa ndërtimin e filluat në vitin 2018 dhe e keqpërdorët në çdo cikël parazgjedhor, ndërsa ky projekt as sot nuk ka përfunduar.
Likova vazhdon të jetë rajoni më i varfër i vendit.
Z. Ahmeti, mjaft jeni tallur me Komunën e Likovës. Do të mjaftonte një kërkimfalje dhe të mos vini më në komunën tonë që të talleni me fatkeqësinë tonë”, shkruan Abazi.