Lajme Maqedoni e Veriut

Visar Alili: Sot filluan punimet për zgjidhjen e problemit të vendkalimit hekurudhor në Çerkez

Kryetari i Alternativës dega Çërkez, Visar Alili, ka informuar opinionin se gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit të vendkalimit hekurudhor në Çërkez.

“Filluan punimet për zgjidhjen e një problemi të kahmotshëm për banorët e Çerkezit. Sot filluan punimet për rregullimin e vendkalimit hekurudhorë në hyrje të fshatit Çerkez. Në vazhdimësi po punojmë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe kështu do të vazhdojmë. Falënderojmë autoritetet komunale dhe NP Hekurudhat që dëgjuan zërin tonë dhe u angazhuan në tejkalimin e këtij problemi”, shkruan Alili.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *