*Ibrahimi: Bashkimi i VLEN-it, i domosdoshëm para zgjedhjeve lokale*

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në RTM2 në emisionin ZOOM, ka deklaruar se VLEN-i është unik për sa kohë sa ata që e kanë ndërtuar ende janë unik. Sipas tij, derisa VLEN-i, mbetet i përqendruar në parimet e tij që është ndërtuar si antipod i BDI-së mbetet ende bashkë.
“Synimi fillestar i të gjithë aktorëve të VLEN-it ka qenë që ne të përfundojmë në një subjekt të përbashkët politik, por për shkak dinamikës të politikës që ne jemi përballur sa kohës sa u futëm në Qeveri, nuk kemi pasur mundësi të përqendrohemi në atë si mund ta bëjmë VLEN-in bashkëe dhe a do të jetë një subjekt i përbashkët apo një koalicion ë do të ketë një udhëheqës. Duke e lnë këtë punë gjithnjë në plan të dytë për shkak detyrimeve të tjera, ne po na gjejnë edhe zgjedhjet lokale pa e përmbyllur këtë çështje”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se ditëve të fundit kanë diskutuar që përgjigja më e mirë për perceptimet e ndryshime të zgjedhjeve lokale brenda koalicionit VLEN, do të shuheshin nëse ne do të arrinim të unifikojmë VLEN-in në një subjekt politik të përbashkët para zgjedhjeve lokale.