Bastisje në disa lokacione në Shkup
Prokuroria Themelore Publike – Shkup, së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, që nga mëngjesi i sotëm kanë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup për sigurimin e provave në rastet e marrjes dhe dhënies së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, njofton Prokuroria.
“Prokuroria Themelore Publike – Shkup, së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, janë duke ndërmarrë veprime për sigurimin e provave në rastin e veprave penale të marrjes së ryshfetit, dhënies së ryshfetit, përvetësimit në shërbim dhe veprimit nga pakujdesia. Në lokacionet në Shkup janë duke u bërë bastisje, për të cilat është siguruar urdhër i gjyqtarit të procedurës paraprake dhe po ndërmerren veprime të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Një pjesë e mediave bënë të ditur se policia financiare ka ndaluar ish-drejtorin e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët (ShÇPP), Pece Mirçevski, ndërsa shtëpia e tij është bastisur në lidhje me rastet e keqpërdorimeve në ShÇPP në sektorin e prokurimit publik dhe keqpërdorime të tjera.
Policia Financiare tha se më shumë detaje për rastin do të jepen më vonë.
Mirçeski e ka mbajtur këtë post të lartë në SHQÇPP që nga fillimi i qeverisjes së mëparshme të ish-kryeministrit Zoran Zaev, nga qershori i vitit 2017, kur zëvendësoi paraardhësin e tij Vase Donevski.
Mirçeski ka mbajtur pozitë të rëndësishme partiake edhe në radhët e LSDM-së.