Ibrahimi: Në listë të zezë janë këta të partisë Non Grata që po punojnë për agjenda antiamerikane
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes një statusi në Facebook ka dhënë një sqarim se kush janë personat që hyjnë në listën e zezë amerikane. Sipas tij, në atë listë hyjnë jo vetëm të korruptuarit por edhe ata që punojnë për interesa antiamerikane.
Statusi i plotë i Ibrahimit:
Një qartësim!
Në listën e zezë amerikane nuk hyjnë vetëm që janë të korruptuar, se po të ishte ashtu, nuk do mbetej lidership në Soravi, por në atë listë janë kryesisht ata që punojnë për interesa antiamerikane dhe që e cenojnë sigurinë e ombrellës amerikane.
Prandaj, nëse ka dikush për të cilin jemi të bindur se është në agjendë antiamerikane dhe për të cilin mund të kemi dyshime se punon për interesa ruso-kineze, janë pikërisht këta të partisë që deri tash është njohur me emrin Soravia, ndërsa tash e tutje njihet me emrin No Grata.