Lajme Maqedoni e Veriut

Bekim Sali për rritjen e pensioneve për 5000 denarë: Pensionistët janë kujtesa dhe forca jonë!

Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka shkruar se rritja e pensioneve prej 5000 denarë për pensionistët është një hap konkret që reflekton mirënjohjen dhe respektin për ata që kontribuuan në ndërtimin e shoqërisë sonë.
“Pensionistët janë kujtesa dhe forca jonë. Angazhimi ynë për t’i mbështetur është një përgjegjësi që e mbajmë me krenari. Rritja e pensioneve prej 5000 denarësh është një hap konkret që reflekton mirënjohjen dhe respektin për ata që kontribuuan në ndërtimin e shoqërisë sonë. Të gjithë ata që janë krenari për ne, meritojnë gjithçka më të mirën, sot dhe gjithmonë!”, ka shkruar Sali.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *