Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: Fëmijët, shpresa dhe e ardhmja jonë!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Kuvend është organizuar një ngjarje festive ku janë ndarë dhurata për fëmijët e deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit.
“Festat dhe ngjarje si kjo janë një moment i veçantë për të shprehur dashurinë dhe solidaritetin tonë ndaj fëmijëve, që janë shpresa dhe e ardhmja jonë.
I urova të gjithëve një vit të mbushur me shëndet, paqe dhe suksese, dhe i dëshirova çdo fëmije të rritet në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe paqësor. Ky aktivitet, më shumë se ndarje e dhuratave, ishte një mundësi për të forcuar lidhjet tona dhe për të krijuar kujtime të bukura së bashku!”, ka shkruar Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *