VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese thekson se fundi i BDI-së ka filluar me vendosjen në Listë të Zezë të SHBA-së, fillimisht të Ramiz Merkos, ndërkaq pastaj edhe Artan Grubit. Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, është shkatërruar miti për Ahmetin dhe njerëzit e tij se janë të paprekshëm. Duke përmendur arratisjen e Grubit, nga VMRO-ja theksojnë se strehë për kriminelët dhe për të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin nuk ka. VMRO-ja, gjithashtu kritikon edhe qasjen e opozitares LSDM, të cilët sipas tyre, lanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të integristëve me të cilët, e kanë robëruar shtetin.