90 mijë turistë të huaj kanë vizituar RMV-në në shtator
Në vend gjatë shtatorit janë evidentuar 124.800 turistë, prej të cilëve 34.769 (27.0 për qind) janë vendas, kurse 90 031 (72.1 për qind) janë të huaj, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Numri i bujtjeve në shtator të vitit 2023 arrin 256.831, nga të cilat 34.3 janë vendas dhe 65.7 për qind turistë të huaj.
Në periudhën janar-shtator të vitit 2023, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, numri i turistëve është rritur për 21.8 për qind. Te turistët vendas ka rritje për 0.5 për qind, kurse tek të huajt për 40.3 për qind.
Numri i bujtjeve është rritur për 10.2 për qind, edhe atë te turistët vendas për 1.5 për qind, kurse tek të huajt për 24.4 për qind.